Kupa e Francës vendoset nga Blas, Nantes ngre në qiell trofeun

Nantes është fituesja e këtij edicioni të Kupës së Francës pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 në finale skuadrën e Nice. Ka mjaftuar një gol me 11-metërsh nga Ludovic Blas në fillimin e pjesës së dytë që “të verdhët” të çonin në qiell trofeun për herën e katërt në historinë e tyre.

Një ndeshje balancuar për të dyja ekipet që preferojnë të mos rrezikojnë shumë në minutat e para të takimit pasi duan të studiojnë edhe skemat e kundërshtarit. Megjithatë, edhe në ato pak raste, ekipet nuk shfaqen rrezikshëm duke e lënë rezultatin e pjesës e ndeshjes të palëvizur.

Në pjesën e dytë nis të ndodhë krejt e kundërta me Nantes që hidhet menjëherë në sulm dhe vetëm pas pak sekondash lojë gjyqtari akordon një 11-metërsh. Blas merr përsipër peshën dhe nga pika e bardh nuk fal duke kaluar edhe Nantes në avantazh.

Nantes kërkon të thellojë diferencat për të siguruar trofeun dhe rrezikon sërish, fillimisht me Simon e më pas me Castelletto. Rrezikon gjithashtu edhe Nice, por Alban Lafont është me sytë nga trofeu dhe nuk e lejon topin të shkojë në rrjetë me dy superpritje.

Kështu, goli i Blas vendos gjithçka dhe Nantes ngre në qiell trofeun duke fituar kështu për herën e katërt në historinë e saj Kupën e Francës. /oversport.tv

KUPA E FRANCËS – Finale
Nice – Nantes 0-1
Shënues:
Blas (pen) 47’

Foto: Coupe de France, Twitter