Kupa e FSHV, Tirana mposht lehtësisht Vllazninë dhe ngre trofeun

Tirana në volejboll për meshkuj është fituese e Kupës së FSHF-së, pasi ka mposhtur me rezultatin 3-0 me sete Vllazninë e Shkodrës.

Bardheblutë ishin superiorë dhe këtë e tregon më së miri rezultati i arritur. Tirana setin e parë e fitoi me shifrat 25-12, ndërkohë që u prit një reagim i shkodranëve në setin e dytë.

 

Sërish kryeqytetasit ishin me lart dhe e mbyllën setin 25-16. Vllaznia në setin e tretë u dorëzua dhe Tirana e mbylli 25-10 dhe festoi trofeun që hap sezonin në volejboll.

Më parë bardheblutë kishin mundur Partizanin 3-0 me sete, me shifrat 25-18, 25-23 dhe 25-19. Vllaznia nga ana tjetër kishte djersitur ndaj Erzenit.

Shkodranët fituan 3-2, konkretisht me këto pikë sipas seteve: 25-19, 25-20, 23-25, 13-25 dhe 15-12 seti final. / oversport.tv