Kupa e Italisë në tryezë, Interi dhe Fiorentina sonte përballë njëra-tjetrës

Inter dhe Fiorentina rikthehen në fushën e lojës sot, por jo në Serie A. Mbrëmjen e sotme luhet finalja e Kupës së Italisë mes zikaltërve dhe “vjollcëve” në orën 21:00.

Inter u kualifikua në finale pasi një raund më parë arriti të eliminojë Juventusin nga garë. Takimi I parë u mbyll në Torino me shifrat 1-1, ndërsa sfida e dytë në Milano me shifrat 1-0 për zikaltrit.

Nga ana tjetër, Fiorentina skualifikoi nga gara surprizën e këtij kompeticioni në Kupën e Italisë, Cremonesen. Sfidën e parë ekipi I Italianos arriti ta fitojë me shifrat 2-0, ndërsa takimi I dytë u mbyll në barazim pa gola.

Interi do të kërkojë sonte në “Olimpico” të Romës trofeun e dytë sezonal pas Superkupës së Italisë. Ndërsa Fiorentina kërkon të fitojë trofeun e parë këtë sezon. /oversport.tv