Kupa e Italisë: Sampdoria “vret” demat, në turin tjetër gjen Juventusin

Sampdoria është skuadra e fundit e kualifikuar mes 16 më të mirave të Kupës së Italisë. Skuadra e D’Aversës ka mposhtur 2-1 Torinon në “Ferraris” dhe falë këtij suksesi është kualifikuar në 1/8 e finales së turneut, ku gjen një tjetër skuadër nga Torino, Juventusin.

Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga veterani Quagliarella. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, rezultati i 45 minutave të para nuk ndryshon.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Torino nis më mirë pjesën e dytë dhe barazon shifrat me Mandragoran, që tregohet i saktë nga pika e bardhë, por gëzimi i miqve nuk zgjat shumë pasi Verre rikthehen sërish në avantash Sampdorian vetëm pak minuta më vonë. Me rezultatin 2-1 mbyllet edhe ndeshja e fundit e turit të dytë të Kupës së Italisë.

Kupa e Italisë – Turi i dytë (eliminim direkt)

Sampdoria-Torino 2-1

Quagliarella 16’ (pen), Verre 60’ / Mandragora 54’ (pen)