Kupa e Italisë ul siparin e kësaj jave me dy takime, Mourinho sytë te Kumbulla

Kupa e Italisë vjen sonte me dy takimet e fundit të kësaj jave, të vlefshme për çerekfinalet e këtij kompeticioni. Fiorentina kundër Sampdorias është përballja e parë e cila do të luhet në orën 18:00, ndërsa ndeshja e dytë është midis Romës dhe Genoas.

Verdhekuqtë e Mourinhos presin sonte në “Olimpico” ekipin e drejtuar nga Gilardino, në një sfidë ku pritet që të startojë mbrojtësi shqiptar. Marash Kumbulla pritet të jetë në 11-shen titullare të Romës në vend të Smalling, i cili do lihet pushim nga tekniku portugez.

Kjo është hera e parë pas gati katër muajsh për 22-vjeçarin kuqezi, që pritet të fillojë për kryeqytetasit e Italisë si titullar.

Nga ana tjetër Fiorentina do të presë Sampdorian në Firenze, të cilët do të luftojnë për çerekfinalen, aty ku do t’i presë Torino. Këta të fundit triumfuan përballë Milanit në “San Siro” falë një goli të shënuar nga Adopo në kohën shtesë. /oversport.tv