Kupa e Mbretit në Oversport dhe Tibo/ Zbresin sot në fushë Barcelona dhe Real Madridi

Kupa e Mbretit vazhdon me dy sfida mjaft të rëndësishme të fazës së 1/8-ve të cilat do të vijnë live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Në ekranin e Oversport do të vijnë kampionët në fuqi të Europës, Real Madridi si dhe rivali i tyre i përjetshëm Barcelona.

Në orën 20:00 Barcelona do të përballet me modestët e Ceuta. Katalanasit vijnë në këtë përballje me moralin lartë pasi rikthehen nga triumfi në Superkupën e Spanjës ku mposhtën Real Madridin me rezultatin 3-1. Barcelona është një prej pretendentëve kryesorë për të fituar titullin e Kupës së Mbretit, si dhe janë ekipi më i titulluar i këtij kompeticioni.

Në orën 21:00 do të startojë supersfida midis Villarrealit dhe Real Madridit. Kjo sfidë konsiderohet si përplasja më e rëndësishme në këtë tur. Reali vjen nga humbja në Superkupën e Spanjës përballë Barcelonës dhe kërkojnë të reagojnë menjëherë. Nga ana tjetër, Villarreali kërkon të përfitojë nga situata e Realit për të bërë një surprizë dhe të eliminojnë galaktikët. /oversport.tv