Skënderbeu-Partizani do të jetë finalja e madhe e Kupës së Pavarsisë në Volejboll e cila do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Të dyja ekipet nga Shqipëria kanë mposhtur respektivisht kundërshtarët e tyre Dritën dhe FER Volley të Kosovës.
Vajzat korçare mposhtën 3-0 me sete kundërshtaret nga Kosova duke siguruar kështu finalen. Edhe në gjysmëfinalen tjetër, Partizani arriti të triumfonte ndaj FER Volley po 3-0 me sete. Vajzat kryeqytetase bën detyrën në një sfidë që ishin dukshëm më superiore.
Ndeshjet finale të Kupës së Pavarësisë në Volejboll (për meshkuj dhe femra) do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo në datën 27 nëntor. Ky turne organizohet në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK). /oversport.tv