Kupa e Pavarësisë në volejboll vjen live dhe ekskluzivisht në platformën Tibo

Platforma Tibo tregon edhe një herë se është një nga mbështetëset më të mëdha të futbollit dhe sportit në vend dhe surprizon shikuesit me një tjetër event që do të vijë live dhe ekskluzivisht në ekran.

Ndeshjet finale të Kupës së Pavarësisë në Volejboll (për meshkuj dhe femra) do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo në datën 27 nëntor. Ky turne organizohet në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK).

Tibo ka sjellë live dhe ekskluzivisht për publikun ndeshjet e Serie A, Abissnet Superiore, Kategorinë e Parë, Kupën e Shqipërisë, kampionatin dhe kupën e Skocisë.

Përveç futbollit, shikuesit e Oversport dhe Tibo kanë ndjekur edhe shumë evente të tjera sportive si Maratona e Tiranës, disa mbrëmje magjike boksi, Kampionatin Europian të Peshëngritjes apo Kampionatin Kombëtar të bilardos.

Të gjitha eventet që zhvillohen nën mbështetjen e KOKSH (Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar) mund ti ndiqni në kanalin Sportalb në platformën Tibo. / Oversport.tv