Dinamo është befasuar nga Erzeni në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që ekipet e tjera të Superiores në grupin A kanë fituar. Shijakasit e drejtuar nga Nevil Dede triumfuan 1-0 falë një goli të Xhebrahimit.
Teuta kampione e Shqipërisë nuk fali ndaj Luzit 2008. Jazxhi shënoi i pari, për t’i lënë radhën lojtarëve si Zogaj, Kapllani dhe Kallaku. Ky takim përfundoi 1-4. Fitore me rezultatin 3-0 për Partizanin, Tiranën dhe Skënderbeun.
LEXO EDHE
Kupa e Shqipërisë: Vllaznia përmbyset nga Labëria, ngecin Laçi e Kukësi
Bylisi nga ekipet e Kategorisë së Parë ka triumfuar kundër Orikut, ndërsa Vora ka thyer Korabin. E vetmja sfidë e mbyllur në barazim është ajo mes Besëlidhjes dhe Burrelit.
KUPA E SHQIPËRISË – TURI 1/16
Grupi A
E mërkurë, 22 shtator, ora 16:00
LUZI 2008-TEUTA 1-4
Shënues: Myrta 32’ / Jazxhi 16’, Zogaj 45’, Kapllani 47’, Kallaku 73’
TËRBUNI-PARTIZANI 0-3
Shënues: Junior 21’, Filipovic 22’, Mala 42’
SHKUMBINI-TIRANA 0-3
Shënues: Xhixha 10’, Beshiraj 15’, 85’
VELEÇIKU-SKËNDERBEU 0-3
Shënues: Vangjeli 34’, Ngissah 40’, Pusi 65’
ORIKU-BYLISI 1-2
Shënues: Bashaj 24’/ Emini 15’, Carkaji 73’
ERZENI-DINAMO 1-0
Shënues: Xhebrahimi 55’
BESËLIDHJA-BURRELI 0-0
VORA-KORABI 2-1
Shënues: Lushaku 77’, Demaj 85’ / Raza 89’
/ oversport.tv