Sapo kanë përfunduar 2 sfida të vlefshme për fazën e 1/8-ve të finales së Kupës së Shqipërisë, që kanë dhuruar rezultate surprizë.
Apolonia ka ndalur Kukësin në një barazim pa gola në “Loni Papuçiu”.
Sfida Skënderbeu-Egnatia, që është transmetuar live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo është vendosur nga një supergol i Paulauskas në minutat shtesë të takimit. Rrogozhinasit marrin një fitore të çmuar që i afron më pranë çerekfinales, ndërsa për Kukësin dhe Apoloninë do të jetë vendimtare për kualifikimin në çerekfinale sfida e kthimit ./ Oversport.tv
Kupa e Shqipërisë – 1/8 e finales / Ndeshjet e vajtjes
Skënderbeu-Egnatia 0-1
Paulauskas 90+4’
Apolonia-Kukësi 0-0