Kupa e Shqipërisë: Goglat dhurojnë përballje interesante, të gjithë duan finalen

Është hedhur sot në ambientet e Federatës shqiptare të Futbollit shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2021-2022.

Goglat kanë dhuruar 2 sfida shumë interesante: Partizani do të ndeshet me Vllazninë dhe “të kuqtë” do të luajnë ndeshjen e parë si skuadër pritëse.

Ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist është Teuta-Laçi. Skuadra durrsake do të jetë pritëse në sfidën e parë. Ndeshjet e vajtjes do të luhen në 30 mars, ndërsa ato të kthimit në 13 prill. / Oversport.tv