Kupa e Shqipërisë: Mbrëmja e Tirana-Dinamo, Partizani me sytë nga derbi

Kupa e Shqipërisë vijon rrugëtimin dhe sot luhet takimi  fundit nga i cili do të përcaktohet ekipi i fundit që do të kualifikohet në çerekfinale.

Dinamo do të përballet me Tiranën në “Air Albania Stadium” prej orës 19:45 dhe ka në favor fitoren 2-0 të marrë në ndeshjen e parë.

Bardheblutë nga ana tjetër vijnë të motivuar nga derbi i kampionatit, që e ftuan me rezultatin 4-0. Asnjëri ekip nuk do të kursehet dhe do të luajë me më të mirët.

Skuadra që do të kualifikohet në çerekfinale do të ketë një tjetër ndeshje të vështirë, pasi do të vihet përballe Partizanit në një tjetër derbi.

Çiftet e përcaktuara ditën e djeshme për çerekfinalet janë Teuta-Skënderbeu, Vllaznia-Flamurtari dhe Laçi-Egnatia. / oversport.tv