Kupa e Shqipërisë: Plani i çerekfinaleve, nis në Vlorë e mbyllet me derbi

Kupa e Shqipërisë rikthehet me ndeshjet e para çerekfinale në mesjavë. Ndeshjet luhen në dy ditë, të mërkurën dhe të enjten.

Në Vlorë Flamurtari i Kategorisë së Dytë pret Vllazninë, fituesen në fuqi të këtij kompeticioni, kurse Laçi udhëton sërish në Rrogozhinë, këtë herë për të luajtur me vendasit.

Të dyja këto ndeshje luhen prej orës 13:45. Një ditë më pas, të enjten, Skënderbeu pret Teutën në Korçë në një sfidë që zhvillohet nga ora 16:45. E fundit në program është derbi Dinamo-Partizani, që zhvillohet nga ora 19:45.

KUPA E SHQIPËRISË – ÇEREKFINALET

E mërkurë, më 26 janar
Ora 13:45 | Flamurtari-Vllaznia
Ora 13:45 | Egnatia-Laçi

E enjte, më 27 janar
Ora 16:45 | Skënderbeu-Teuta
Ora 19:45 | Dinamo-Partizani

/ oversport.tv