Kupa e Shqipërisë ul siparin, 2 bileta të mbetura për raundin e 1/8

Dy biletat e fundit për në raundin e 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të jepen sot. Kanë mbetur dhe dy përballje interesante për t’u luajtur në këtë kompeticion, Vllaznia-Bylis dhe Teuta-Erzeni.

Durrsakët do të presin shijakasit, të cilët do të zhvillojnë derbin në stadiumin “Niko Dovana”. Gara për një vend në raundin e 1/8 mbetet ende e hapur pasi takimi i parë ka përfunduar në paqe me shifrat 1-1. Këtë sfidë interesante keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Nga ana tjetër Vllaznia ka hedhur një hap drejt turit tjetër pas fitores ndaj Bylisit në ndeshjen e parë me shifrat 2-0. Ballshiotët do të udhëtojnë drejt Shkodrës në orën 13:00 për të luajtur kartat e mbetura në këtë takim. /oversport.tv