Humbja e Vllaznisë është një prej surprizave në grupin B të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët, me një formacion të alternuar me të rinj, shënuan të parët me Mehdi Çobën. Labëria reagoi dhe me golat e Dalanajt dhe Kamberajt e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.
Laçi barazoi në Sarandë kundër Butrintit, me rezultatin 1-1, kurse Kukësi ngeci në një 0-0 ndaj Maliqit të Kategorisë së Parë. Tomori e Kastrioti thuajse e kanë siguruar kalimin në raundin e dytë të Kupës, pasi fituan 3-0 dhe 2-0 respektivisht ndaj Lushnjes dhe Elbasanit.
LEXO EDHE
Kupa e Shqipërisë: Dinamo befasohet nga Erzeni! Tirana, Partizani e Teuta nuk falin
Fitore regjistroi edhe Besa kundër Pogradecit, kurse dy takime të tjera përfunduan në barazime 1-1. Bëhet fjalë për duelet Turbina-Egnatia dhe Flamurtari-Apolonia.
KUPA E SHQIPËRISË – TURI 1/16
Grupi B
E mërkurë, 22 shtator, ora 13:30
BUTRINTI-LAÇI 1-1
Shënues: Malaj 49’ / Ademi 17’
E mërkurë, 22 shtator, ora 14:00
BESA-POGRADECI 1-0
Shënues: Hoxhaj 62’
E mërkurë, 22 shtator, ora 16:00
LABËRIA-VLLAZNIA 2-1
Shënues: Dalanaj (pen.) 40’, Kamberaj 49’ / Çoba 33’
MALIQI-KUKËSI 0-0
ELBASANI-KASTRIOTI 0-2
Shënues: Greca 16’, Ajazi 80’
FLAMURTARI-APOLONIA 1-1
Shënues: Diamanti (pen.) 65’ / Topi 74’
TURBINA-EGNATIA 1-1
Shënues: Brahilika (pen.) 33’ / Shtubina 88’
LUSHNJA-TOMORI 0-3
Shënues: Manellari (pen.) 13’, Oshafi 38’, Pepa 55’
/ oversport.tv