Kupa e Spanjës zbarkon në Oversport dhe Tibo, Muriqi sfidon Sociedad

Një tjetër ekskluzivitet vjen në ekranin e Oversport dhe Tibo, duke nisur që nga dita e sotme. Kupa e Spanjës do të transmetohet në ekranin tonë për tre sezonet e ardhshme.

Ekipet më të mira të Spanjës do të zbresin në fushë për të synuar këtë trofe të lakmuar. Sot do të luhen 2 sfida të fazës së 1/8-ve të finales së Kupës së Mbretit. Në orën 19:00 Sociedad do të sfidojë Mallorcan e Muriqit, ndërsa në orën 21:00 do të luhet sfida Alaves-Sevilla.

Faza e 1/8-ve të Kupës së Spanjës do të vazhdojë të mërkurën me 3 takime të tjera që do të transmetohen në Oversport dhe Tibo, ndërsa të enjten do të zbresin në fushë gjigantët e Realit të Madridit dhe Barcelonës, për të zhvilluar ndeshjet respektive. / Oversport.tv