Kupa FA, Chelsea kërkon që të luhet pa tifozë sfida kundër Middlesbrough

Chelsea ka kërkuar që sfida çerekfinale e Kupës FA në transfertë kundër Middlesbrough, që është programuar për tu zhvilluar të shtunën të luhet pa praninë e tifozëve për çështje të integritetit sportiv.

Si pasojë e sanksioneve që i janë vendosur pronarit “të bluve” Roman Abramovich, klubi nuk mund të shesë bileta për ndeshjet e futbollit.

Në një komunikatë në faqen zyrtare të klubit lexohet se “Chelsea i ka kërkuar Federatës që të luajë pa tifozë. Duke e ditur që një skenar i tillë dëmton Middlesbrough dhe tifozët e tij, si dhe tifozët e Chelsea që kanë blerë bileta para sanksioneve, në situatën aktuale kjo është zgjedhja më e mirë”. / Oversport.tv

Foto: Chelsea Twitter