Përfundon përralla e Boreham, Rondon kualifikon Evertonin në çerekfinale

Everton është skuadra e tetë çerekfinaliste e Kupës së Mbretëreshës në Angli. Skuadra e teknikut Frank Lampard ka vuajtur përballë modestëve të Boreham Wood, por gjithsesi ka arritur që të fitojë sfidën e “Goodison Park” dhe të vazhdojë më tej aventurën e saj në këtë kompeticion.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola dhe pa shumë raste për shënim, ka menduar Salomon Rondon, që të gëzojë tifozët e pranishëm në stadium, duke shënuar një dygolësh në pjesën e dytë.

Evertonit iu anuluan edhe një gol i shënuar nga Richarlison (kur rezultati ishte 1-0) pasi VAR konstatoi një prekje të topit me dorë.

Mbaron në këtë fazë aventura e modestëve të Boreham Wood (luajnë në kategorinë e pestë) në këtë edicion të Kupës së FA. / Oversport.tv

Foto: Everton Football Club Facebook

Angli – Kupa FA / 1/8 e finales

Everton- Boreham Wood 2-0

Rondon 57’, 84’