Kupat e Europës: Luhet sfida Marseille-Lazio. Debuton Conte, Roma kërkon hakmarrje

Do të luhen sot ndeshjet e javës së katërt të Europa League. Turneu ka hyrë në fazën e tij më interesante dhe rezultatet e sfidave të sotme mund të përcaktojnë ecurinë e mëtejshme të skuadrave pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Disa ekipe janë shumë pranë kualifikimit në turin tjetër, ndërsa disa të tjera duhet të fitojnë me çdo kusht sfidat respektive që kenë mundësi që të vazhdojnë aventurën e tyre në këtë kompeticion.

Sfida Marseille-Lazio është përballja më interesante e ditës së sotme. Të dyja skuadrat kërkojnë suksesin që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim. Francezët renditen të tretët me 3 pikë, ndërsa italianët kanë një pikë më shumë dhe qëndrojnë në vendin e dytë. Një përballje direkte, rezultati i së cilët do të vendosë shumë për të ardhmen e dy skuadrave.

Napoli, që kryeson renditjen e Serie A, do të luajë në Varshavë përballë Legias së shqiptarëve, ndërsa West Hami do të luajë në transfertë përballë Genkut.

Monaco-PSV dhe Leverkusen-Betis janë dy takime të tjera që premtojnë spektakël në Europa League. Ndeshjet do të luhen në oraret e zakonshme të këtij kompeticioni në orën 18:45 dhe në orën 21:00.

Do të luhen ndeshjet e javës së katërt edhe në Conference League, turneu më i ri i UEFA-s, që do të luajë finalen e madhe në Tiranë në stadiumin “Air Albania”.

Pas disfatës së turpshme në Norvegji, Roma kërkon të marrë hak përballë Bodo Glimt në sfidën e sotme në “Olimpico”. Një fitore do të ngjiste skuadrën e Mourinhos në vendin e parë në grup.

Conte do të debutojë në pankinën e Tottenhamit në sfidën e sotme kundër Vitesses, që do të luhet në Londër. Me interes pritet edhe përballja mes Union Berlinit dhe Feyenoordit. Ndeshjet e sotme të Conference League do të luhen në tre orare: në 16:30, 18:45 dhe 21:00. / Oversport.tv