“Kur do e merrni Mbappe te Reali”, Perez zihet ngushtë dhe i përgjigjet tifozit

Real Madrid barazoi mbrëmjen e djeshme kundër Villareal në shtëpi, ndërsa pas përfundimit të takimit presidenti Florentino Perez është përballur me disa tifozë jashtë stadiumit.

Një prej tyre e nga ngacmuar kreun e Real Madrid në lidhje me Kylian Mbappe dhe ai është përgjigjur se do t firmosin me të verën tjetër.

Spanjollët tentuan ta blejnë Mbappe nga PSG edhe këtë verë dhe ofruan 160 milion euro fillimisht. Francezët refuzuan, ndërkohë që më pas u raportua në media edhe për një tjetër ofertë që shkonte në 180 milion euro.

Transferimi nuk u krye dhe Mbappe do të duhet të qëndrojë te PSG deri në fund të sezonit, kur edhe i përfundon kontrata dhe më pas mund të nënshkruajë me çdo klub si lojtar i lirë. / oversport.tv