“Kur do ndalesh o Enea Jorgji?”, Ardjan Takaj tërbohet pas duelit me Teutën

Ardian Takaj nuk ka duruar më. Në intervista kohët e fundit nuk është shfaqur më, por pas barazimit të djeshëm kundër Teutës ka vendosur ta thotë diçka.

Pretendime për gjykimin shfaqi menjëherë pas ndeshjes trajneri Migen Memelli, ndërkohë që as kapiteni Vangjel Zguro nuk është kursyer këto javë në rrjetet sociale.

Takaj kapet me Enea Jorgjin dhe i kujton ndeshjen famëkeqe të titullit kampion para pesë vitesh, në Kukësi, ku arbitri i FIFA-s e bëri baltë dhe arriti deri në pikën që tërhoqi kartonin e kuq ndaj Hamdi Salihit që ia kishte grisur dhe ishte nisur drejt dhomave të zhveshjes.

Ajo ndeshje është e vështirë të harrohet, sikurse është e vështirë të harrohet se si i hodhi hapat e parë Skënderbeu i financuar nga Ardjan Takaj.

Në rrjetet sociale presidenti i korçarëve shkruan: “O Enea Jorgji, kur do ndalosh? Ne nuk kemi harruar”. Takaj e shoqëron edhe me videon e ndeshjes kundër Kukësit. / oversport.tv