Kur pankina vlen! Dzeko, ai që ka shënuar më shumë, golat e Torinos vijnë nga stoli

“Të kesh një pankinë plot me lojtarë cilësorë, ndihmon shumë”, është një shprehje të cilën trajnerët e kanë përdorur shpesh në të kaluarën dhe në të tashmen.

Tani, që pandemia ka ndryshuar rregullat e futbollit, pikërisht pankina është ajo që ndikon në mënyrë specifike në rezultatin përfundimtar të ndeshjeve.

Ajo që favorizon këtë të dhënë është padiskutim rregulli i pesë zëvendësimeve. Nëse vështron 5 sezonet e fundit, zbulon se përqindja e golave të ardhur nga pankina është rritur.

Sot për sot, pas 7 javëve kampionat, nga 224 gola të shënuar 37 kanë ardhur nga lojtarë që janë futur si zëvendësues, me një përqindje 16.5%.

Torino është skuadra që ka marrë më shumë përfitime nga ky këndvështrim: nga 9 gola të shënuar, 5 gola kanë ardhur nga zëvendësuesit, 55.5% të golave në total. Ndjek Udinese me 4 gola të realizuar nga pankina, nga 9 që ka shënuar në total.

Dzeko është “lojtari i pankinës” që ka shënuar më shumë, 3 gola këtë sezon. Në ndjekje të tij janë Fares, Correa, Pjaca dhe Deulofeu me nga 2 gola secili, pasi e kanë nisur ndeshjen nga një pozicion i privilegjuar…nga pankina. /Oversport.tv