Kuriozitete: Uzuni tenton më shumë se Mbappe, Roshi asistmen nga stoli

Kombëtarja shqiptare mbylli fazën eliminatore  të Botërorit me 18 pikë duke vendosur rekord, por pa arritur që të siguronte një vend për të luajtur shanset e kualifikimit. “OVERSPORT” ju sjell disa nga statistikat dhe kuriozitetet për Kombëtaren shqiptare.

* Myrto Uzuni është i vetmi futbollist i Kombëtares që ka marrë pjesë në të gjitha ndeshjet e luajtura në grup. Beratasi ka luajtur në 10 sfidat eliminatore të “Katar 2022”.

* Sulmuesi Uzuni është ai që ka bërë më shumë goditje drejt portave kundërshtare. Me 22 të tilla ai është i pari për kuqezinjtë dhe i 26-ti në Europë duke lënë pas emra të rëndësishëm si Bale, Mbappe, Insigne, etj.

* Armando Broja ishte golashënuesi i këtyre eliminatoreve për Shqipërinë. Sulmuesi kuqezi shënoi 3 gola, 2 ndaj Hungarisë që sollën 6 pikë dhe një kundër San Marinos. Pas tij renditen Uzuni dhe Manaj me nga 2 gola.

* Elseid Hysaj është lojtari që ka grumbulluar më shumë minuta në këto eliminatore. Mbrojtësi kuqezi ka luajtur 801 minuta, Uzuni 640 dhe Ismajli 630.

* Lojtari më shumë herë i zëvendësuar gjatë ndeshjeve ka qenë Lorenc Trashi. Reja e ka larguar nga fusha e lojës 6 herë. Futbollisti i futur më shpesh nga stoli ka qenë Roshi me 6 sfida.

* Odise Roshi edhe 1 herë tjetër u konfirmua njeriu asist i Kombëtares. Në këto eliminatore ka shërbyer 3 herë shokët e skuadrës për gol. Edhe Bare ka 3 asiste në këtë edicion, ndërsa Broja 2.

* Edi Reja pati 38 futbollistë në listat e tij të grumbullimeve për këto eliminatore. Të vetmit që nuk provuan asnjë minutë në fushë ishin Selmani, Çepele, Kallaku dhe Kamberi. Mario Mitaj ka luajtur 3 minua dhe Balliu 4.

* Rrugën e rrjetës e gjetën 8 futbollistë të ndryshëm dhe Shqipëria shënoi 12 gola (Broja 3, Uzuni 2, Manaj 2, Lenjani 1, Laçi 1, Çekiçi 1, Cikalleshi 1, Hysaj 1)

* Klaus Gjasula është rekordmeni i kartonëve. Mesfushori kuqezi ka marrë 6 të verdhë në këto ndeshje eliminatore. Është i pari në të gjithë Europën duke kaluar Kurtiçin e Sllovenisë me 5.

* Shqipëria është treguar e kujdesshme për sa i përket kartonëve të kuq. Asnjë lojtar nuk është ndëshkuar gjatë këtyre sfidave.

* Keidi Bare është një nga lojtarët që ka pësuar më shumë faulle në këto eliminatore duke llogaritur të gjithë futbollistët në Europë. Fieraku është i 10-ti me 19 faulle të pësuar. / oversport.tv