Kurrë nuk i kishte ndodhur kjo, Mourinho pas turpërimit: Faji im!

Pas humbjes turpëruese ndaj Bodo/Glimt, trajneri i Romës, Jose Mourinho është ndalur përpara mikrofonave për të komentuar rezultatin surprizë. Ai i mori të gjitha përgjegjësitë për vete, por nuk i kurseu as kritikat për lojtarët që luajtën.

“Përgjegjësia është e imja. Jam unë ai që vendosa të luaj me këtë ekip. E bëra me qëllime të mira për ti dhënë mundësinë edhe lojtarëve të tjerë që janë stërvitur shumë, por kanë luajtur pak. Ne kemi shumë ndeshje dhe doja të lija pushim një pjesë të ekipit që kanë luajtur shumë. Humbëm kundër një ekipi që kishte më shumë cilësi se ne”.

EKIPI- Nuk mund të luaj gjithmonë me të njëjtën lojtarë pasi është një rrezik i madhe. Ne kemi një ndryshim shumë të rëndësishëm midis dy formacioneve. Kemi 12-13 lojtarë që mund të luajnë, pastaj të tjerët janë në një tjetër nivel. Tani askush nuk do të më pyesi më pse luaj gjithmonë me të njëjtët lojtarë”.

Është hera e parë në karrierën e Mourinho që pëson 6 gola në një ndeshje. Portugezi nuk e ka pasur kurrë një rezultat kaq të thellë në asnjë nga ekipet e tjera që ka trajnuar. /oversport.tv