Kush është ish e dashura e Balotellit që u terrorizua në Nice

Fanny Neguesha, ish e dashura e Mario Balotellit ka kaluar një moment terrorizues pasi tre hajdutë bastisën shtëpinë ku ajo po qëndronte.

Ajo është aktualisht e dashura e ish-mesfushorit të Juventusit, Mario Lemina. Kështu në Nice, hajdutët vodhën shtëpinë e Lemina, por brenda ishte edhe partnerja e tij me dy gra të tjera.

Megjithatë, për fat të mirë asgjë nuk i ndodhi Fannyt, pasi hajdutët vodhën vetëm sende me vlerë pa dëmtuar asnjë nga gratë që ndodheshin në shtëpi në momentin e terrorit. /oversport.tv