Kvaratskhelia nuk preket dhe Napoli ka përgatitur me kujdes planin e nevojshëm për të larguar këdo që do të tentojë ti afrohet “xhevahirit” të skuadrës së Spallettit gjatë merkatos së ardhshme të verës.
Klubi italian synon që të zgjasë bashkëpunimin me talentin gjeorgjian deri në vitin 2028, duke i dyfishuar pagën, nga 1.2 milionë që përfiton aktualisht lojtari në 2.4 milionë euro.
Duket se edhe vetë sulmuesi është i gatshëm të vazhdojë këtë rrugëtim në Napoli, sepse ndjen që ka një lidhje të veçantë me qytetin, ku po transformohet gradualisht në një idhull.
Ndonëse klube të mëdha të kontinentit, mes të cilëve edhe Reali i Madridit, kanë shfaqur interes për të, duket se Kvaratskhelia ka vendosur që ti thotë po, ofertës së presidentit De Laurentiis. / Oversport.tv