Kwadwo Asamoah e mbyll me futbollin e luajtur, gati për një karrierë të re

Kwadwo Asamoah ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli përfundimisht. 33-vjeçari ganez i cili ishte pjesë e Udinese, Juventus, Inter dhe Cagliari do të fillojë një karrierë të re si agjent. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Asamoah.

Ish-mesfushori në karrierën ka koleksionuar gjashtë tituj kampion, katër Kupa të Italisë dhe tre Superkupa Italiane, ku të gjitha i fitoi me ekipin bardhezi.

Asamoah në sezonin që lamë pas nuk ka qenë pjesë e asnjë klubi pasi nuk rinovoi kontratën e tij me Cagliarin. Hera e fundit që ganezi është aktivizuar daton në sezonin 2020-21. /oversport.tv

Foto: Cagliari Calcio, Facebook