48 ndeshje pezullim, ky është dënimi që kanë marrë komisionet disiplinore në Shoqatën e Futbollit Vorarlbert ndaj futbollist rus, Raschid Arsanukaev. Lojtari i Viktoria Bregens e ka tepruar në duelin kundër SPG Gofis/Satteins, e zhvilluar më 11 shtator.
Gjyqtari Romano Giovanni e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë Arsanukaev dhe lojtari amator nuk e priti mirë vendimin. Pavarësisht se arbitri ia bëri të qartë që veprimi i tij ishte i dënushem, rusi nuk u bind.
“Unë do t’ju tregoj ju se çfarë është e dënueshme”, ka thënë Arsanukaev sipas “krone.at” dhe me kokë ka goditur lojtarin kundërshtar, duke i thyer hundën. Policia ka mbajtur shënim gjithçka dhe e ka çuar çështjen në gjykatë.
Futbollisti kundërshtar është operuar të mërkurën dhe do të duhet të qëndrojë disa javë pushim, kurse Arsanukaev nuk mund të luajë futboll deri në vjeshtën e vitit 2023 pas gjestit të bërë që u shoqërua me dënimin e ashpër.
Nuk ka mjaftuar dënimi disiplinor, pas edhe klubi i Viktoria Bregenz ka marrë masa. Presidenti Christian Gojo është shprehur: “Nuk mund të tolerojmë incidente të tilla. Ne e kemi përjashtuar Arkanusaev nga klubi ynë”.
Vetë klubi austriak ka bërë me dije më tëj se janë informuar edhe shoqatat e tjera për pezullimin e rusit, duke theksuar se “duam të parandalojmë që ai si lojtar të mund të anashkaloje pezullimin dhe të godasë përsëri diku tjetër”. Dënimi i marrë për të, 48 ndeshje, ishte edhe më i madhi që mund të merrej. / oversport.tv