Kylian Mbappe i paarritshëm, Real Madrid hedh sytë nga Lewandowski?

Kylian Mbappe i paarritshëm, Reali hedh sytë nga Lewandowski?

Vështirësitë për të arritur tek Kylian Mbappe mund të bëjnë që Real Madrid të fokusohet në një tjetër objektiv për sulmin.

PSG refuzoi ta linte të lirë në verën e kaluar sulmuesin francez, edhe pse klubi merengues ofroi 170 milionë euro për ta shkëputur atë nga klubi parizien.

Sipas gazetës ‘AS’ Robert Lewandowski ka në plan të ndryshojë ambient pas eksperiencës së suksesshme tek Bayern Munich dhe një transferim tek Real Madrid mund të bëhet realitet verën e ardhshme. / oversport.tv