Kylian Mbappe larg PSG-së, e ardhmja e tij mban pezull merkaton e dy klubeve

Kylian Mbappe nuk dëshiron të rinovojë kontratën me PSG-në dhe nga deklarata e presidentit Nasser Al-Khelaifi, largimi i tij në këtë merkato verore konsiderohet diçka e sigurt. “Nuk do të lejojnë që lojtari më i mirë në botë të largohet nga ne me parametër zero”, u shpreh numri 1 i gjigantit francez dhe tashmë sytë e gjitha bota e futbollit dëshiron të zbulojë kush do të jetë aventura e re e Mbappe.

Dëshira e tij është Real Madridi, por kërkesa e parizienëve prej 200 milionë eurosh, duket e lartë për Florentino Perez që deri më tani ka shpenzuar të rreth 130 milionë euro në merkato. Kështu, pista mbetet e vështirë, por jo e pamundur, sepse madrilenët kërkojnë të ulin sa më shumë të munden çmimin e yllit francez.

Megjithatë, Mbappe po mban pezull merkaton e dy klubeve të të tjera, të dyja në Serie A. Arsyeja është e thjeshtë, në Itali merkato bëhet prej vitesh me vetëfinancim dhe paratë e fituara nga Mbappe mund të shpenzohen në Itali. PSG ka dy alternativa për të zëvendësuar francezin dhe të dy vijnë nga Serie A.

Dusan Vlahovic i Juventusit është objektivi i parë, ndërsa i dyti është Victor Osimhen. Sulmuesi serb është i destinuar të sakrifikohet nga “Zonja e Vjetër” për të financuar merkaton dhe PSG është e gatshme të plotësojë dëshirën e bardhezinjve prej 80 milionë eurosh, por fillimisht duhet të shitet Mbappe.

Nga ana tjetër një situatë pak më e komplikuar për Victor Osimhen. Kërkesa e lartë prej 180 milionë eurosh e De Laurentiis për të lënë të lirë yllin e skuadrës ka bërë që PSG të ketë sytë më shumë te Vlahovic, me shpresën edhe se Napoli do të ndryshojë mendje dhe do të ulë çmimin. Një alternativë tjetër është Romelu Lukaku, por ky i fundit dëshiron vetëm Interin. /oversport.tv