Kylian Mbappe te Real Madrid? Carlo Ancelotti mesazh me “kode”

Carlo Ancelotti, në konferencën e sotshme për shtyp foli për ndeshjen e nesërme ndaj Real Sociedadit, por diskutoi edhe për objektivin kryesor të madrilenëve në merkato, sulmuesin Kylian Mbappe.

Futbollisti francez botoi një libër autobiografik me plot doza humori dhe në të pranoi se si fëmijë ëndërronte që një ditë të vishte fanellën e Real Madrid.

I pyetur për këtë gjatë konferencës, Ancelotti dha një përgjigje të shkurtër, por me plot kuptim. “Fëmijët duhet të ndjekin ëndrrat e tyre. Unë kisha ëndërr në fëmijëri që një ditë të luaja në Serie A dhe e arrita këtë qëllim”, tha ai.

Më pas qendra e tij e bisedës u bë ndeshja ndaj Real Sociedad ditën e nesërme, ku u shpreh se fokusi i tij kryesor është ndeshja e radhës dhe jo dy ndeshjet njëpasnjëshme ndaj Interit dhe Atletico Madrid.

“Ndeshjet ndaj Interit dhe Atletikos nuk janë më të rëndësishme se ndeshja e radhës, në të cilën do të përballemi me një skuadër që luan vërtetë shumë mirë dhe ka kualitete në përbërje”.

“Mezi po e pres këtë test. Ne do hyjmë në fushë me qëllim fitoren, siç bëjmë gjithmonë”, u shpreh tekniku italian i Real Madrid. / oversport.tv