La shurdh kalimtarin, futbollisti i Premier League detyrohet të paguajë

Odsoone Edouard është dorëzuar. Sulmuesi i Crystal Palace në Premier League, autor i 2 golave në katër ndeshje këtë sezon, kishte humbur një gjyq në qershor të vitit 2018.

Duke gjuajtur me një pistoletë me ajër nga makina e tij, sulmuesi kishte dëmtuar një kalimtar dhe tashmë i është dashur të paguajë 23539 euro.

Francis Guiral ishte viktima e tij, i cili u plagos në veshin e majtë dhe humbi dëgjimin. Tani ai ka mundësinë për të blerë pajisjet e duhura për të dëgjuar më mirë.

Edouard ishte dënuar me 4 muaj burg me kusht, ndërkohë që edhe apeli ia la dënimin në fuqi. Gjithsesi për tre vite e kishte shmangur pagesën.

Së fundmi ka pasur shumë presion drejt futbollistit, nga komuniteti në Toulouse ku kishte humbur gjyqin dhe kishte luajtur më parë futboll, si dhe nga Crystal Palace.

Klubi britanik i kishte kërkuar të shlyente detyrimin, përndryshe ndaj tij do të merreshin masa dhe nuk do të luante. Në këto kushte Edouard është dorëzuar dhe ka shlyer detyrimin. / oversport.tv