Lacazette kërkon largimin nga Arsenal, gati të përfitojë gjiganti spanjoll

Eksperienca e Alexandre Lacazette me Arsenal duket se është drejt përfundimit. Sulmuesi francez dëshiron të largohet nga Arsenali që në merkaton e janarit.

Sipas asaj që raporton Telefoot, sulmuesi ia ka bërë të ditur këtë gjë edhe drejtuesve të klubit dhe i ka kërkuar agjentëve të tij për të gjetur blerësit e mundshëm. Sipas mediave ishullore, kërkesat për të nuk janë të pakta.

Ai po monitorohet nga afër nga drejtuesit e Newcastle dhe Atletico Madrid. Kontrata e Lacazette përfundon në fundin e këtij sezoni dhe mundësia që ai të shitet që në janar është shumë e nxehtë në ambientin e topçinjve. /oversport.tv