Laçi: Do të japim maksimumin për të marr një rezultat pozitiv

Në konferencën e ditës së sotme për shtyp, përpara mediave ka dalë futbollisti Qazim Laçi, që mungoi në dy ndeshjet e muajit të kaluar për shkak të një dëmtimi. Mesfushori ka folur për gjendjen e tij, si dhe për objektivat e skuadrës në dy ndeshjet e ardhshme kundër Anglisë dhe Andorrës.

EKIPI DHE FROMA- “Ndihem shumë mirë tani. Kisha një dëmtim dhe e kalova shpejt. Jam shumë i motivuar që erdha këtu, ndihem krenar dhe po pres me shumë shpirt dhe zemër për ndeshjet me ekipin kombëtar”.

FAZA OFENSIVE- “Mendoj se nga ana taktike duhet të rregullohemi ne çdo repart pasi kemi një kundërshtar që është i fortë në të gjitha fazat. Do të punojmë mirë në këto dy-tre ditë që mbeten për ndeshjen dhe do të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv”.

WEMBLEY- “Të luash kundër Anglisë me ekipin që ka do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Nga të gjitha anët do të jetë një ndeshje e vështirë, por dhe ne do të përgatitemi për të marrë një rezultat pozitiv. E kemi treguar veten në të gjitha ndeshjet që kemi bërë se ne japim maksimumin, për të marr më të mirën. Do të jetë hera e parë që luaj në Ëembley, por besoj se nuk do të ketë shumë emocione pasi siç e thash më parë kur vij me kombëtaren emocionet janë shumë të forta”.

KONKURENCA- “Unë ndihem mirë aty ku ndihet mirë edhe trajneri. Ai i bën zgjedhjet dhe ai e jep formacionin. Shyqyr që kemi edhe konkurrencën pasi janë shumë lojtarë që kanë ngritur kombëtaren dhe është ngritur konkurrenca. Çdo lojtar ndihet mirë ku thotë trajneri pasi ai ka ndryshuar edhe disa skema, por lojtarët ndihen mirë aty ku duhet.

ANGLIA- “Do të jetë një ndeshje shumë e vështire ndaj po përgatitemi dhe ne. Do të kemi kundërshtar një nga finalistët e kampionatit europianin. Po përgatitemi mentalisht dhe fizikisht që të japim maksimumin”. /oversport.tv