Laçi humbet kapitenin, largohet edhe Ignjatovic

Pas Ardit Deliut, edhe kapiteni Aleksandar Ignjatovic i thotë lamtumirë skuadrës së Laçit.

“Është koha për të thënë mirupafshim. Dua të falënderoj të gjithë me ata që ishin me mua këto 3 vite. Ne ia të arrijmë sukses historik për klubin tonë së bashku, i uroj të gjithëve gjithë të mirat në jetë”, shkruan serbi në rrjetet sociale.

Pas 3 vitesh me skuadrën kurbinase, serbi largohet për të provuar një aventurë të re. / Oversport.tv