Laçi mbush arkat me euro, fiton gjyqin ndaj Menemensporit në Lozanë

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, klubi i Laçit ka fituar betejën ligjore kundër Menemensporit në CAS-in (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) e Lozanës.

Kurbinasit nuk janë paguar nga turqit për transferimin e portierit Gentian Selmani në verën e vitit 2019 dhe atë të mbrojtësit David Domgjoni në janar të 2020-ës.

Sipas të përditshmes, Laçi ka fituar gjyqin e zhvilluar në 13 prill dhe Menemenspori duhet të paguajë 150 mijë euro në arkat e klubit shqiptar, sepse në të kundërt rrezikon sanksione në merkato. / Oversport.tv

Foto: K.F Laçi Facebook