Laçi pa “trurin” e skuadrës kundër Vllaznisë, Josa duhet të gjejë zgjidhjen

Laçi ka një ndeshje shumë të vështirë në Shkodër kundër Vllaznisë dhe për me tepër trajneri Mirel Josa nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarë më në formë.

Mesfushor Regi Lushkja është ndëshkuar me karton të verdhë kundër Partizanit dhe për të ishte i katërti, çka e lë jashtë për duelin ndaj shkodranëve.

Në takimin e parë në Laç Lushkja edhe i shënoi Vllaznia një gol fantastik, por në fund nuk pati vlerë pasi ekipi i Brdaric fitoi dhe mori pikët e plota. / oversport.tv