Lady Lautaro: Mos paragjykoni gratë e futbollistëve

Agustina Gandolfo, e fejuara e Lautaro Martínezit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Hola Argentina”, ku flet për shumë tema. “Edhe pse jemi shumë të rezervuar dhe tregojmë pak nga jeta private, do të doja që gratë e futbollistëve të mos shiheshin si “qylaxhie”. Është diçka e tmerrshme, sepse para se të jem bashkëshortja e një futbollisti, jam një nënë, një punëtore, një studente”, ka thënë bukuroshja.