Një lajm I bujshëm vjen nga Gjermania: Bayerni I Mynihut ka vendosur që të shkarkojë trajnerin Julian Nagelsmann.
Bavarezët kanë zhgënjyer në ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar në kampionat, ku I kanë dorëzuar kreun Borussia Dortmund, ndërsa në ditët e ardhshme I pret sfida e dyfishtë kundër Manchester City në çerekfinalet e Champions League.
Kampionët e Gjermanisë kanë gjetur edhe zëvendësuesin e teknikut. Bëhet fjalë për Thomas Tuchel, që ka mbetur pa skuadër pas shkarkimit nga Chelsea në fillim të sezonit. Pritet që në orët në vazhdim të zyrtarizohet shkarkimi I Nagelsmann. / Oversport.tv