Bota e futbollit është sërish në ankth për shëndetin e Mino Raiolas. Agjenti i njohur italo-holandez që menaxhon shumë yje të futbollit botëror si Ibrahimovic, De Ligt, Haaland, Donnarumma, Pogba dhe Verratti është i shtruar në spitalin “San Raffaele” të Milanos.
Nuk flitet shumë për gjendjen e tij shëndetësore, por sipas gjermanëve të “Bild”, ai është i shtruar në terapi intensive. E menjëhershme ka qenë përgjigjja e njerëzve pranë Raiolas, që deklarojnë se ai po ndjek disa kontrolle rutinë.
Vetëm 8 ditë më parë, Raiola u operua në “San Raffaele” dhe sipas stafit të tij ky ishte një operacion që ishte programuar kohë më parë. Por, pas lajmeve që vijnë nga Gjermania është rritur shqetësimi për gjendjen e tij shëndetësore. / Oversport.tv