Lajme të këqija nga Brazili, sëmundja e Pele është përkeqësuar

Një lajm i keq vjen nga Brazili pasi gjendja shëndetësore e legjendës Pele është përkeqësuar. Sipas asaj që raporton ESPN sëmundja e rëndë që Pele është duke kaluar është përhapur më shumë në trupin e tij.

Për pasojë legjenda është i detyruar t’i nënshtrohet sërish një seance tjetër kimioterapie. Ai u shtrua kështu në spital për 48 orë në një spital në Sao Paolo, përpara se të rikthehej në shtëpi të enjten.

Mjekët e tij megjithatë kanë ruajtur konfidencialitet maksimal dhe kanë bërë me dije vetëm se Pele është në një gjendje klinikisht të qëndrueshme. Megjithatë, ende nuk ka ardhur asnjë konfirmim zyrtar, por edhe sipas mediave braziliane, lajmi se sëmundja është përhapur në organe të tjera është konfirmuar. /oversport.tv