Lajme të këqija nga infermieria, Udinese humb sulmuesin kryesor për 2 javë

Sipas asaj që shkruan “TuttoUdinese.it”, sulmuesi bardhezi Beto, ka pësuar një dëmtim në ndeshjen kundër Venezias dhe detyrohet që të qëndrojë larg fushës së blertë për të paktën 2 javë.

Një lajmë shumë i keq për teknikun Cioffi, tashmë që luhen ndeshjet e fundit të këtij sezoni në kampionat.

Sulmuesi brazilian do të mungojë në ndeshjen kundër Empolit, por edhe në sfidat e prapambetura kundër Salernitanës dhe Fiorentinës.

Udogie nuk ka pasur ndonjë dëmtim të rëndë dhe do të jetë i gatshëm për sfidat e radhës së Udineses. / Oversport.tv