Lajme të këqija nga Meksika për Napolin, Lozano del nga fusha me barelë

Nga Meksika vijnë lajme të këqija për Napolin e Luciano Spallettit. Skuadra e Gerardo Martino ka mposhtur 1-0 Panamanë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, por në minutën e 66-të të takim Erving Lozano ka dalë nga fusha me barelë për shkak të një dëmtimi.

Ky lajm ka shqetësuar shumë napolitanët që po përgatiten për sfidën e radhës në Serie A që do të luajnë të dielën në orën 15:00 në transfertë përballë Venezias.

Sulmuesi meksikan ka qenë me të vërtetë i pafat këtë sezon, sepse pësoi një dëmtim të rëndë edhe kundër Leicesterit në Europa League, ndërsa më parë ishte dëmtuar sërish me skuadrën kombëtare. / Oversport.tv