Lajme të këqija për Leao, duhet t’i paguajë Sportingut 16.5 milionë euro

Lajme të këqija për Rafael Leao. Sipas asaj që shkruan “MilanNews” bazuar në burime portugeze, Gjykata e Apelit e Lisbonës ka hedhur poshtë apelimin e bërë nga sulmuesi, që kishte kërkuar anulimin e vendimit të marrë nga Gjykata Sportive dhe tashmë duhet të paguajë 16.5 milion euro në arkat e Sportingut të Lisbonës.

Arsyeja lidhet me prishjen e kontratës nga ana e lojtarit në qershor të vitit 2018, që lejoi Lille që ta transferonte me parametër zero.

Klubi portugezi fillimisht i ishte drejtuar FIFA-s, por tashmë Gjykata e Apelit ka vendosur që Leao duhet të paguajë dëmshpërblimin. Në këtë çështje hyn në lojë edhe Lille, që duhet të ndihmojë sulmuesin e Milanit që të paguajë këtë shumë. / Oversport.tv