Rikthimi i Ibrahimovic në kampit e Milanit, nuk mundi të sjellë buzëqeshjen e duhur në ambient. Gardiani francez, Mike Maignan, vijon të jetë jashtë për shkak të dëmtimit dhe tashmë rrezikon sfidën e parë kundër Tottenham
Këtë e ka bërë të ditur dhe prestigjiozja italiane “La Gazzetta dello Sport”. Testeve që iu nënshtrua 27-vjeçari dje treguan përmirësime, por pas mosaktivizimit të gjatë, klubi nuk do të rrezikojë probleme të reja për portierin francez.
Mesa duket, Maignan do t’i ndjekë nga tribuna në ndeshjen e parë shokët e tij të ekipit që do të luajnë në Champions League. Data e rrethuar më të kuqë që pritet rikthimi i francezit, është 8 marsi, ndeshja e kthimit me Tottenham Hotspur. /oversport.tv