Lajme të këqija për Mourinhon, dëmtohet Tammy Abraham

Humbja ndaj Bodo/Glimt nuk është i vetmi lajm i keq për Jose Mourinhon. Gjatë ndeshjes u dëmtua edhe mbrojtësi Gianluca Mancini, ndërsa për sfidën kundër Salernitanës, tekniku portugez mund të humbasë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Tammy Abraham, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor po në sfidën e Conference League. Kështu, ai do të jetë në dyshim për sfidën e javës së 32 në Serie A. Edhe pse nuk ka një dëmtim serioz, gjithsesi, gjendja e tij do të vlerësohet në orët e ardhshme.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, shanset janë të larta që sulmuesi anglez të mos jetë pjesë e ekipit. Për sa i përket zëvendësuesit të tij, nga minuta e parë kundër Salernitanës, në vend të tij pritet ta nisë talenti Afena-Gyan, ndërsa për t’u vlerësuar është edhe situata e Nicolo Zaniolo. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook