Vijnë sërish lajme të mira nga infermieria për Massimiliano Allegrin dy ditë para derbit kundër Torinos në kampionat. Pas Pogba, është radha e Federico Chiesas, që pasi ka lënë pas krahëve një problem muskulor, është bashkuar me grupin në stërvitjen e ditës së sotme.
Si francezi, edhe italiani duhet të jenë në dispozicion të teknikut dhe pritet të grumbullohen për derbin e të martës, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
Përmirësohet edhe gjendja e Fabio Mirettit, që ka punuar pjesërisht me skuadrën dhe rikthimi i tij në fushë pas dëmtimit në kavilje duket gjithmonë e më pranë. / Oversport.tv