Lajme të mira për Dybala, Morata mund të qëndrojë më gjatë larg fushës

Alvaro Morata dhe Paulo Dybala kanë zhvilluar vizitat mjekësore në J-Medical këtë mëngjes, duke kryer disa ekzaminime specifike për të vlerësuar dëmtimet muskulare që pësuan në ndeshjen kundër Sampdorias.

Sulmuesi spanjoll ka kryer i pari vizitat dhe menjëherë pas tij edhe ylli argjentinas. Sipas asaj që mëson “Sky Sport” dëmtimi i Dybalas është më i lehtë seç mendohej dhe argjentinasi mund të kthehet në dispozicion të Allegrit pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.

Mund të zbresë në fushë në 17 tetor në sfidën kundër Romës, ose tre ditë më pas në Champions kundër Zenitit.

Ndryshon situata për Moratan, problemi për spanjollin është më i rëndë seç mendohej dhe ai mund të rrezikojë të mungojë edhe në sfidën kundër rusëve në Ligën e Kampioneve. / Oversport.tv