Lajme të mira për Interin, sulmuesi i gatshëm për sfidën kundër Lazios

Simone Inzaghi mund të buzëqeshë, sepse Joaquin Correa është mirë dhe kundër Lazios mund të jetë në dispozicion të teknikut, sipas asaj që vetë lojtari thotë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Argjentinasi, i shqetësuar nga një lodhje muskulare nuk do të luajë si titullar në ndeshjen e sotme të skuadrës kombëtare kundër Perusë, ndërsa rikthimi në Itali do të bëhet i mundur vetëm disa orë para fillimit të sfidës kundër Lazios në kampionat.

Por, lajmi që Correa është stërvitur me skuadrën kombëtare, pas lajmeve fillestare se dëmtimi mund të ishte më i rëndë, qetëson shumë teknikun e Interit, Simone Inzaghi. “Gati për nesër”, shkruan në Instagram argjentinasi, duke lënë pas krahëve alarmin që u ngrit pas ndeshjes kundër Uruguait.

Në përfundim të sfidës kundër Perusë, Lautaro Martinez, edhe ai plotësisht i rikuperuar dhe titullar në formacionin e Scalonit, dhe “Tucu” do të hipin në një Charter privat për të zbarkuar në Itali të premten në darkë, në më pak se 24 orë para përballjes së “Olimpicios” kundër Lazios. /Oversport.tv