Lajme të mira për Mourinhon: Mesfushori nis stërvitjen me grupin

Jose Mourinho ka nisur të shqetësohet në prag të sfidës kundër Genoas pasi infermieria e ekipit është mbushur plot. Së fundmi të dëmtuarëve iu shtua edhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla.

Megjithatë, sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, Mourinho mund të lehtësohet nga një lojtar. Ai ka parë talentin italian, Nicolo Zaniolo që është stërvitur pjesërisht i veçuar dhe pjsën tjetër të stërvitjes e ka zhvilluar me shokët e ekipit.

Kështu, mundësia që Zaniolo të jetë në fushën e lojës të dielën kundër Genoas është e madhe. Megjithatë, ky është vetëm një lehtësim për Mourinhon. Në infermierinë e Romës ndodhen lojtarë të rëndësishëm si Smalling dhe Pellegrini. Ndërkohë, listën me të dëmtuarit e plotësojnë Marash Kumbulla, Calafiori, Vina dhe Spinazzola. /oversport.tv